Milani pret sot përgjigje për Ardon Jasharin

Milani pret sot përgjigje për Ardon Jasharin

Igli Tare është duke pritur përgjigjen e klubit belg, i cili ende nuk ka dhënë miratimin për transferimin e mesfushorit te Milani.

Asnjë përgjigje, në aksin Bruges-Milano. Për momentin, ende nuk ka një miratim përfundimtar nga klubi belg për ofertën e fundit të Milanit për Ardon Jasharin, qartësisht është një strategji me Bruges që ndoshta po merr kohën e vet për të rritur çmimin e lojtarit, ndërsa klubi “rossoner” nga ana tjetër po i imponon shumë vullnetin e lojtarit.

Oferta e fundit e paraqitur nga Igli Tare, e konsideruar e drejtë dhe e cila nuk do të ndryshohet, është 32.5 milionë plus bonuse, me 2.5 milionë që mund ta çojnë koston aktuale të lojtarit në 35 milionë, përgjigja përfundimtare pritej sot, por për momentin nuk ka lajme të rëndësishme.

Drejtori sportiv i “rossonerëve” po punon shumë për të sjellë reprezentuesin zviceran në oborrin e Massimiliano Allegri- t. Jashari konsiderohet përforcimi ideal, pas mbërritjes së Luka Modric dhe Samuele Ricci, për të kompletuar mesfushën e Milanit.

LEXO EDHE:

Back to top button