Milani shkatërron Crotonen, tjetër mesazh rivalëve për titull

Një fitore e thellë prej 4-0 kundër Crotones ishte e mjaftueshme që “Rossonerët” të rikthejnë vendin e parë në tabelë të cilin e kishte marrë Interi përkohësisht pas triumfit të tyre kundër Fiorentinës të premten.

Cortone si skuadra e fundit në renditjen tabelare nuk i bëri ballë skuadrës së Stefano Piolit e cila i drejtua nga lojtari kryesor i tyre, Zlatan Ibrahimovic, përcjell KosovaPress.

Ibrahimovic e kaloi Milanin në epërsi në minutën e 30’ dhe ky ishte njëkohësisht goli i 500 i tij dhe kështu me rezultat 1-0 për Milanin skuadrat shkuan në pushim.

Sulmuesi suedez e dyfishoi epërsinë e “Rossonerëve” në 2-0 në minutën e 64’.

Pastaj në skenë doli kroati Ante Rebic i cili realizoi edhe dy gola të tjerë për të vendosur rezultatin përfundimtar 4-0.

Kështu Milani rikthehet në kreun e tabelës me 49 pikë, dy më shumë se Interit në vendin e dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button