Milani shton interesimin për Jasharin, Tare siguron se Milani nuk shkon përtej kësaj oferte

Skuadra e Milanit nuk po mund të gjejë akordin me Klub Brizh për Ardon Jasharin. Çmimi i lartë që po kërkon skuadra belge për të, nuk po kënaq drejtuesit e skuadrës kuqezi të cilët dëshirojnë më pak se vlera e kërkuar.

Dhe tashmë Milani, ka bërë ofertën e re prej 37 milionë eurove plus 3 milionë në bonuse për Jasharin. Kjo ofertë thuhet se do të jetë edhe e fundit nga Milani për mesfushorin me prejardhje shqiptare, me Igli Taren që konfirmoi se nuk do të shkojnë me një ofertë më të madhe se kjo.

 

“Ne jemi në marrëdhënie të mira me Brizhin dhe kemi bërë një ofertë tjetër për Jasharin, një ofertë që e konsiderojmë shumë të rëndësishme dhe të përshtatshme për vlerën e lojtarit . Nuk jemi të gatshëm të shkojmë përtej kësaj”, deklaroi Tare.

 

Jashari, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Klub Brizhin, ku bëri 52 paraqitje dhe shënoi 4 gola dhe 6 asistime si dhe fitoi Kupën e Belgjikës dhe u shpall lojtari më i mirë i sezonit atje./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button