Milani vazhdoi krizën e Realit, Liverpulli “bindës” ndaj Bajerit
Ndeshjet e kësaj të marte në Ligwn e Kampionwve dhuruan emocione të mëdha. Gola dhe spektakël, në sfidat e para të xhiros së katërt në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Milan triumfoi 1-3 ndaj Real Madrid, në “Santiago Bernabéu”. “Kuqezinjtë” zhbllokuan llogaritë pas 12 minutash lojë, me anë të Thiav. Kampionët e Europës u kundërpërgjigjën me Vinicius Jr pak më vonë. Morata ndezi festën mysafire, në të 39-tën. Të besuarit e Fonseka-s thelluan shifrat me Reijnders, në minutën e 70-të. “Los Blankos” provuan të futeshin në lojë me golin e Rudiger, por u anulua për shkak se u konsiderua pozitë jashtë loje.
Surprizat nuk mbaruan me kaq, pasi Man. Siti pësoi disfatë 4-1 në Portugali ndaj Sporting. Liverpulli kaloi 4-0 pengesën Leverkusen, sakaq Lille-Juve përfundoi 1-1.