Milani vihet pas sulmuesit të Evertonit, kushton 20 milionë euro

Sulmuesi anglez Dominik Kalvert-Levin do të largohet nga Everton këtë verë edhe pse ka ende një vit kontratë (deri qershor 2025). 27-vjeçari, që luan prej 8 sezonesh me Everton, ka realizuar 68 gola në 248 ndeshje zyrtare në Premier Ligë.

Në gjurmët e tij janë vënë Njukasëll dhe së fundi Milani, lajm që konfirmohet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”. “Kuqezinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi të parë pas largimit të Olivie  Zhiru.

Milani ka bërë mjaft transferime nga Anglia sezone e fundit dhe sulmuesi Kalvert-Levin mund të jetë ai i radhës. kostoja e transferimit të tij është 20 milionë euro, por kjo shumë mund të ulet duke qenë se ai nis vitin e fundit të kontratës.

Për Milanin mund të jetë një blerje me kosto të pranueshme, një lojtar që e njeh mirë zonën kundërshtare. Mësohet se bisedimet kanë nisur mes kueqzinjve dhe lojtarit, për ta bindur të transferohet në Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button