Milazim Mustafa nuk do të dorëhiqet nga Këshilli Gjyqësor, pavarësisht epilogut të interpelancës
Milazim Mustafa nuk do të dorëhiqet nga Këshilli Gjyqësor, pavarësisht epilogut të interpelancës

Anëtari i Këshillit Gjyqësor Milazim Mustafa nuk do të dorëhiqet nga kjo detyrë, pavarësisht epilogut të interpelancës së ngritur ndaj tij dhe katër anëtarëve të tjerë të Këshillit nga ana e shumicës parlamentare. Mustafa në një intervistë për Alsat thotë se nisma është përzierje e pushtetit ekzekutiv në gjyqësor. Ai kërkon nga deputetët që të tërheqin iniciativën
“Unë mendoj, në bazë të argumenteve që i kemi paraqitur në përgjigjen tonë deri te Kuvend, anëtarët që e kanë ngritur këtë iniciativë tek ata dhe partitë e tyre të mbretërorë dhe mbizotërojë ndërgjegjja dhe ndjenja e përgjegjësisë Institucionale të cilën e kanë dhe ta tërheqin iniciativën e tillë me qëllim që pushteti gjyqësor t’i kryejë punët ashtu siç i parashohin ligjet aktet të miratuara në vend”, tha Milazim Mustafa, Anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Mustafa tha se akuzat e përmendura në interpelancë janë paushallë dhe të pabaza. Ai tha se akuzat madje nuk janë të individualizuar.
“Në mënyrë hipotetike po e parashtroj pyetje, edhepse nuk nënkupton automatikisht shkarkimin, nëse votohet interpelanca a do të jepni dorëheqje?”, deklaroi Milazim Mustafa, Anëtar i Këshillit Gjyqësor.
Unë mandatin e kam deri në fillim të muajit korrik dhe derisa nuk konstaton Këshilli Gjyqësor mbarimin e mandatit tim para kohe unë nuk mendoj ta ndërpres mandatin pa bërë ndonjë shkelje apo për dëshirat e dikujt tjetër nuk kam ndërmend”
Krahas Mustafës, interpelanca përshinë edhe Tanja Çoçarovska Ilievskën, Pavlina Cërvenkovskën, Selim Ademin dhe Vesna Damevën, përkatësisht për ata që kanë marrë vende në Këshill përmes legjislativit. Pasi anëtarët kanë dorëzuar tashmë përgjigjet për interpelancat, Kuvendi tani do të duhet të caktojë seancë për votimin e tyre.
“Interpelancat janë dërguar deti te anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe ata kanë dhënë përgjigjet e tyre në afatin e përcaktuar dhe tani së shpejti nga Kuvendi do t’i dërgojmë të gjitha këto përgjigje te deputetët dhe besoj që brenda muajit mars, javën e parë ose të dytën, do ta kemi në seancë plenare çështjen e interpelancës së anëtarëve të Këshillit gjyqësor”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.
Por edhe nëse deputetët votojnë mosbesimin ndaj tyre, në fund janë vetë anëtarët ata që do të vendosin nëse do të tërhiqen apo jo nga Këshilli. /Alsat.mk