Milevski dhe Spaleti shpalosin formacionin e parë

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të mirëpresë Italinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2024 në Gjermani.

Rreth një orë para ndeshjes, përzgjedhësit Blagoja Milevski dhe Luçiano Spalletti hapën letrat e tyre për sa I përket formacionit. Trajneri Milevski kishte mjaft dilemma rreth formacionit fillestar, për shkak të minutave të luajtura nga futbollistët, andaj u desh të kombinohej dhe nga minuta e parë mungonte edhe Arian Ademi.

Në portë është Dimitrievski, para Musliut, Zajkovit, Manevit dhe Alioski. Mesfusha drejtohet nga kapiteni Enis Bardhi, pastaj këtu është edhe Agon Elezi, por Atanasovi e Ashkovski. Në sulm do të jetë Elmasi me Miovskit, me çka plotësohet moduli 3-5-2.

Me modulin e njëjtë, prezantohet edhe Luçiano Spaleti. Në portë është Donaruma, para Dimarkos, Mançinit, Bastonit dhe Di Lorenzos. Në mesfushë janë Tonali, Kristante dhe Barela, ndërsa sulmi do të përbëhej nga Zakanji, Imobile dhe Politano.

LEXO EDHE:

Back to top button