Milevski fton Enur Totren për sfidat e muajit nëntor

Reprezentuesit e Maqedonisë, Erdal Rakip (Malmo) dhe Adis Jahoviç (Goztepe) për shkak të lëndimit nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Blagoja Milevski, në prag të përballjeve eliminatore të kombëtares A të Maqedonisë kundër Armenisë (11 nëntor) dhe Islandës (14 nëntor).

Futbollisti suedez i Malmit ka dhimbje në gju dhe raporti i fundit mjekësor ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve të Maqedonisë, ndërsa Adis Jahoviç, ditë më parë, u largua nga sfida në mes Goztepes dhe Koniasporit, për shkak të lëndimit.

Për këtë arsye, trajneri Blagoja Milevski ka ftuar në mënyrë plotësuese Enur Totre nga Tirana dhe sulmuesin e Botev Vratsa, Dorian Babunski. Të dy lojtarët do të jenë në stërvitjen e parë të kombëtares. Kutojmë se sot në orën 12 në hotelin “Hilton”, do ët jetë grumbullimi i reprezentuesve, ndërsa stërvitja e parë është caktuar për orën 17.00,  në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

LEXO EDHE:

Back to top button