Milevski: I kënaqur me fitoren ndaj Lihtenshtajnin, por tani na pret ndeshja më e vështirë në grup

Pas fitores 3-0 ndaj Lihtenshtajnit, trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Blagoja Milevski u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, të cilët iu përgjigjë pozitivisht presionit nga ngjarjet jashtë futbollit.
“Fillimisht urime për futbollistët e mi për shkak të kushteve dhe ajo që ndodhi në Koçanë dhe që kishim force të tejkalojnë këtë situatë të vështirë dhe të arrijnë sukses.
Natyrisht pritnim që të jetë një Lihtenshtajnë shumë defanziv. Pasi që i kishim studjuar më parë, posaqërisht pas barazimit 0-0 ndaj Rumanisë. Mirëpo ne përgatitemi në veçanti për çdo ndeshje dhe në mënyrë taktike dhe fizike ishim të përgatitur shumë mirë për këtë sfidë. Secila kombëtare ka kualitet dhe gjasat e tyre. Në futbollin modern duhet të tregoni respect për secilin kombëtare. Në grupin tone secili ka gjasat e tyre dhe do të shohim se si do të shkojë kualifikimi pasi secili ka gjasat e tyre.
Sinqerisht nuk ishte rezultati ose fitorja me cilin rezultat do të ishte, por më rëndësi ishin 3 pikët. Serafimovskin e largova për shkak të kartoinit të verdhë, ndërsa Isnik alimi e largova nga terrenin për shkak të goditjes që morri në pjesën e parë.
Kemi filluar me përgatitjet për ndeshjen me Uellsin. Na pret një ndeshje ndryshe dhe një kundërshtarë ndryshe. Pres një ndeshje që kërkon shumë fizik dhe psikik dhe shpresojë që të jemi të gjithë mirë e shëndosh, që të hyjmë të përgatitur për këtë sfidë.
Në këtë ndeshje duhej të shoh karaktërin futbollistëve në kësisojë ndeshje. Une e dija karakterin e tyre por kemi ndeshje të ndryshme. Jam i kënaqur plotësisht.
Federata e Futbollit e di punën e vet dhe e di se si punon në këto momente dhe shkëlqyeshëm punon mediat qendra dhe Uellsi si Uells nuk duhet të flitet shumë , por me ka fascinuar kualiteti e tyre si ekip, andaj na pret një ndër ndeshjet më të vështirë.
Jam i befasuar nga përkrahja e tifozëve tanë në Vaduz dhe në këto momente të vështirë na kanë ndihmuar që të jemi më të afruar njëri më tjetrin dhe shpresojë se do të jetë e përjetshme.
Të gjithë sukseset që I arrin janë pjesë e ekipit, por secili me individualitetin e vet jep ndikimin e vet. Edhe Dimitrievski por edhe të tjerët japin maksimumin. Këto djelmoshat edhe me më pak minutazhe në ekipet e tyre, kur luajnë për fanellën e Maqedonisë japin maksimumin dhe ata do të jenë këtu, tha mes tjerash Milevski.