Milevski: I kënaqur me qasjen e futbollistëve 

Gazetar: Mahir Thaçi

Përfaqësuesja e Maqedonisë në mënyrë rutinë mundi Gjibraltarin me 4-0, duke regjistruar fitoren e dytë në ciklin e tretë të Ligës së Kombeve, ku ka shënuar një barazim dhe disfatë (ndaj Gjeorgjisë 0-3). Trajneri Milevski pas ndeshjes, potencoi se është i kënaqur me angazhimin dhe qasjen e futbollistëve në këto eliminatore.

Unë nuk bazohem në atë që ka kaluar, pasi që humbëm një ndeshje me Gjeorgjinë dhe ndaj tyre kishim 50 minuta më të mira në këto eliminatoret. Mirëpo ne do vazhdojmë më tutje, pasi djelmoshat kishin qasje maksimale dhe për këtë dua ti urojë. Faleminderojë të gjithë atyre që ishin në kampin tonë në këto ditë , që realisht ishin ditë të pushimit, deklaroi Blagoja Milevski, trajneri i Maqedonisë.

Të gjithë të ftuarit kanë mundësi që të jenë pjesë nga ekipi dhe kjo varet nga ata se si do të luajnë në ekipet e tyre.

Jam dakord se muaji qershor është i vështirë dhe unë nuk i preferojë. Futbollistët janë në klubet e tyre dhe nuk mund të grumbullohen aq lehtë futbollistët në atë periudhë, pasi ata janë në klubet e tyre dhe nuk mund gjatë kohë ti grumbullojmë në kampet tona. Duhet të kemi ndonjë strategji për këtë çështje.

Qëllimi është që të krijojmë një ekip të fortë për eliminatoret evropiane në vitin 2024.

Unë insistojë në balancën kur kemi pronësimin e topit dhe kemi vazhdimisht kemi një epërsi numerike me futbollistët posaqrisht ndaj Bullgarisë dhe Portugalisë. Ne vazhdimisht e kemi kontrollin e situatës por reagimin individual është një gjë që nuk mund të kontrollojmë.

Kur sulmoni me 5 futbollist duhet të keni bilancin që mos të rrezikoheni kur ata sulmojnë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button