Milevski: Ishujt Faroe kundështarë i vështirë, si edhe terreni me barë artificial
Trajneri i Maqedonisë, Bllagoja Milevski, thotë se nuk do të jetë e lehtë të fitohen tri pikët nga përballja ndaj Ishujve Faroe. Para Maqedonisë janë dy ndeshje të sezonit të ri në Ligën e Kombeve, më 7 shtator sfida ndaj Ishujve Faroe dhe tri ditë më vonë, në SHkup është përballja me Armeninë.
“Sa i përket listës, nuk ka ndryshime të mëdha përveç atyre futbollistëve që përfunduan eurokualifikimet dhe që treguan e dëshmuan se kanë potencialin për të qenë këtu në të ardhmen. Më vjen keq që Vellkovski është pa klub dhe nuk do të jetë në këtë grumbullim të futbollistëve, nuk do të jetë as Deni Iliev. Debutuesi Kristian Trapanovski me paraqitjet e tij për Dandi Junajtedin, e meriton të jetë pjesë e ekipit”, tha në fllim Milevski.
“Ishujt Faroe janë një kundërshtar i vështirë, një kundërshtar agresiv dhe i disiplinuar. Ndeshja zhvillohet në terren me barë artificial dhe do të duhet të mësohemi dhe adaptohemi në ato kushte. Duhet të jemi në maksimumin e mundësive, të gjithë të vënë në funksion të ekipit, por me respekt ndaj secilit rival. Rivalët nuk janë naiv, kushtet do të jenë të vështira dhe ne duhet të bëjmë maksimumin. Edhe pas shortit thashë se jemi në një grup të përbërë nga skuadra që po shohin shansin e tyre për një pozitë të mëtejshme. Kjo Ligë e Kombeve është një betejë për Kupën e Botës, jo vetëm për grupin, dhe rruga për të arritur atje është vërtet e vështirë. Na presim kundërshtarë të ndërlikuar, fizikisht super të gatshëm, luajnë me disiplinë të lartë dhe shumë dinamikë, andaj duhet të kujdesemi për këtë moment. Shpresoj që të gjithë futbollistët tanë të jenë të shëndetshëm. Jam i qetë që para ciklit të shtatorit pothuajse të gjithë i kaluan përgatitjet dhe janë s të gatshëm, ndryshe nga cikli i muajit qershor, që ishte gjithmonë problematike për ne”.
“Nuk më shqetësojnë rezultatet e këqia, me vetëdije kemi zgjedhur rivalët për ndeshjet miqësore. Unë si trajner nuk i kërkojë rejtingjet përmes sfidave ndaj San Marinos dhe Andorrës, për mua është e rëndësishme që lojtarët të përparojnë përmes testeve cilësore, me rivalë të fortë. Edhe pse i humbëm të dyja ndeshjet, ndaj Çekisë dhe Kroacisë, kishte edhe anë pozitive, por edhe negative. Nuk jam i kënaqur me ndeshjet e qershorit, ndryshe nga ato të marsit, për të cilat nuk kisha asgjë për t’u ankuar, përveç zbatimit. Unë udhëhiqem nga fakti dhe kjo është arsyeja pse lista është kjo që është, për shkak të përfundimit të kualifikimeve të Kampionatit Eevropia, megjithëse humbëm me Italinë dhe barazuam me Anglinë në shtëpi”.
Grumbullimi futbollistëve do të jetë më 2 shtator në Shkup, ku do të zhvillohet disa seanca stërvitore para përballjes me Ishujt Faroe, më 7 shtator dhe Armenisë, më 10 shtator.