Milevski: Kemi merituar së paku një pikë ndaj Bullgarisë

Pas disfatës minimale ndaj Bullgarisë, trajneri i Maqedonisë , Blagoja Milevski , beson se Maqedonia, me lojën e treguar ka merituar së paku një pikë.
Kemi merituar së paku një pikë. Dhe gjithçka çka ka ndodhur pas kartonit të kuq, është e arsyeshme. Këtu është edhe e zëvëndësimi i Trajkovskit. Nuk mund të komentojë referimin. Por mund të them se është mjaft i ashpër ndëshkimi, me kartonin e kuq, kur kishte prekje të topit para faulit.
Besojmë se jemi në rrugë të mbarë, pa marë parasysh të mungesave të mëdha dhe formës së futbollistëve. Pa marë parasysh, ndaj Gjeorgjisë luajtëm shkëlqyeshëm dhe sonte ishte njëjtë, pasi që djelmoshat kishin energji për të dhënë maksimumin. Futbollistët e rinj duhet të kenë më shumë minutazh në klubet e tyre dhe të jenë konkurent për këtë llojë të lojës.
Kur të mbeteni me një futbollist më pak në minutën e 15-të, ndryshon gjithçka. Nuk jam dakord se nuk luajmë shpejtë, por jam dakord se kemi përsëritje të gabimeve. Këta janë futbollistë që luajtën në kampionatet e mirënjohura dhe në formë më të mirë, por tani është ndryshe se disa ishin pa klube ose në ditët e fundit kanë gjetur klube dhe për këtë nuk kam vërejtje. Ndryshe do të ishte nëse do të kishim futbollist me minutazh të plotë nga ajo që kemi sot. Duhet të përmirësojmë gjërat dhe gabimet në mbrojtje dhe jnë momente të dekoncetrimit që vijnë nga formë dhe periudhë e lojës në klubet ku luajnë futbollistët. Shpesojmë se gjërat do të ndryshojnë dhe futbollistët do të kenë më shumë minutazh.
Momentin e realizimit duhet të jetë në nivel, pasi që krijuam shumë raste, të cilat nuk i shfrytëzuam. Ndoshta është në pyetje përgatitja fizike, ose paraqitje në klubet e tyre, ose momenti i rastit, por duhet të jemi të durueshëm dhe të japim mundësi futbollistëve, që të vij momenti i realizimit.
Bullgaria erdhi me një ekip të ri dhe kishte shumë ndryshime, por edhe ne kishim një strategji të njëjtë. Andaj do të analizojmë lojën e tyre. Do të kemi ndeshjet miqësore kur do të testojmë formën e tyre dhe në muajin nëntor do të kemi mundësi që të zgjedhim mes tyre.
Egzoni dhe Ljupço më befasuan këndshëm. Për fat të keq performancat që e tregojnë në futbollin vendor dhe në këto përballje është ndryshe. Në miqësore ndaj Arabisë Saudite, do të kemi mundësi që të testojmë forcat e tilla që të shohim potencialin e plotë.