Milevski: Marë përgjegjësinë dhe kërkojë falje për disfatën e thellë

Maqedonia u deklasua në “Old Trafford” nga Angli me 0-7. Trajneri B;agoja Milevski, u shpreh me angazhimin e futbollistëvë dhe morri përsipër përgjegjësinë për këtë debakël në “Old Traford” duke kërkuar falje gjithë opinionit sportiv.
“Do të shfrytëzojë rasti që të kërkojë falje në emrin tim dhe futbollistët deri te gjithë populli në Maqedoni dhe opinionit sportiv , posaqërisht ata që ishin në stadium. Lojtarët janë të njëjtë. Ndodhin këto momente të këqija në sport. Mirëpo nuk dorëzohemi ashtu jam edhe unë në karrakter. Jam i kënaqur nga të gjithë dhe të qetë të gjejmë një zgjithje deri te sfida e radhës në eliminatoret.
Kishim një taktikë dhe ajo funksionoi deri te goli i parë i dytë , ku ndryshoi kualiteti individual. Pas saj loja shkojë në ulje dhe oponenti ynë ishte në formën më të mirë dhe këtë e dëshmoi ndaj nesh duke treguar se janë ekipi më i mirë në botë.
Duhet të analizojmë ku kemi gabuar. Dhe ajo që kishim caktuar arritëm deri diku, derisa erdhi në pah kualiteti individual. Dua të urojë për paraqitjen e mirë të vendasve që nuk na lejuan asgjë.
Ndaj Ukrainës futbollistët u zbrazën psikisht dhe emocionalisht dhe më shumë në planin në fizik. Kjo u pa edhe ndaj Ukrainës, ku ishin në nivel vetëm 60 minuta dhe pastaj humbëm me gabime tonë në planin psiqik. Ne duhet të punojmë në planin psiqik dhe më shumë në planin fizik.
Brenda në ekip atmosfera është e shkëlqyeshme. Nuk besoj se kemi pasur ndonjë moment negativ në stërvitje ose në ndeshje. Sa i përket momenteve futbollistike, posaqërisht ndaj Ukrainës, ai mentalitet që e bartin nga klubet ndikojnë në paraqitjen në terren dhe lojën në përgjithësi.
Shihet se disa lojtarë janë të ngopur dhe secili futbollist duhet të gëzohet kur të merr ftesën. Unë jam i hidhëruar me paraqitjen e disa futbollistëve. Andaj duhet të ketë disa ndryshime në të ardhmën.
Edhe në 5, 6 dhe 7-0 unë marë përghegjësinë dhe vazhdojë me punën e njëjtë se të njëjtit futbollistët mundën Italinë dhe kampionin evropian. Por këto momente mbeten për të analizuar dhe jam gati të përballem me kritikat, por që do të tërhiqem, asnjëherë se nuk është në karrakterin tim.
Nuk është e lehtë që humbish ndeshjen kur luan mirë ndaj Ukrainës. Këtë e kuptojë edhe Ristovskin. Këto janë ndjenja normale te futbollistët.