Milevski, më 2 tetor shpalos listën e futbollistëve kundër Belgjikës e Kazakistanit

Në një konferencë zyrtare për shtyp më 2 tetor, saktësisht në orën 12:30, trajneri i përfaqësuese së Maqedonisë, Bllagoja Milevski, do të shpallë listën e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Belgjikës më 10 tetor dhe Kazakistanit, tri ditë më vonë.

Maqedonia ndeshjen e parë do ta luajë jashtë fushes, në “Planet Group Arena” në Gent, dhe më pas, në Shkup, do të përballet me Kazakistanin.

Këto janë dy ndeshjet kyçe për Maqedoninë, i cili aktualisht kryeson tabelën në kualifikueset e Kupës së Botës, me 11 pikë nga 5 ndeshje të luajtura.

Nuk janë njoftuar ndryshime të mëdha në skuadrën standarde të Maqedonisë, e cila ka mbajtë barrën e kualifikueseve aktuale.

LEXO EDHE:

Back to top button