Milevski me 7 futbollistë shqiptarë kundër Italisë dhe Anglisë

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski, shpalosi listën e futbollistëve për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian, ndaj Italisë më 17 nëntor në Romë dhe kundër Anglisë më 20 nëntor në Shkup.
Në listën e Milevski janë përfshirë 25 futbollistë, ndërsa në mesin e tyre edhe shtatë futbollist shqiptarë: Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Enis Bardhi, Agon Elezi, Isnik Alimi dhe Erdon Daci. Ndërkohë si rrisi është rikthimi i mesfushorit, Tihomir Kostadinov.
LISTA E PLOTË E MILEVSKIT:
Portierët: Stole Dimitrievski (Rajo Valejkano), Damjan Shishkovski (Doksa), Igor Aleksovski (Rabotniçki);
Mbrojtja: Visar Musliu (Paderborn), Todor Todorovski (ZTE), Nikolla Serafimov (Fehervar), Jovan Manev (Osijek), Ezgjan Alioski (Al Ahli), Bojan Dimoski (Akron), Ahmet Iljazovski (Hvidovre), Stefan Ashkovski (Radnicki Nish);
Mesfusha: Enis Bardhi (Trabzonspor), Tihomir Kostadinov (Piast Glivice), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Jani Atanasov (Krakov), Agon Elezi (Varazhdin), David Babunski (Mezokoveszd), Isnik Alimi (Sepsi);
Sulmi: Bojan Miovski (Aberdeen), Milan Ristovski (Spartak Trnava), Darko Çurlinov (Burnley), Elif Elmas (Napoli), Erdon Daci (Westerlo), Aleksandar Trajkovski (Hajduk), Dimitar Mitrovski (Varazhdin)
Grumbullimi zyrtar i reprezentuesve të Maqedonisë për ndeshjet kundër Italisë dhe Anglisë është caktuar për 13 nëntor në Shkup.