Milevski: Sfida me Armeninë vendos për vendin e parë në grup
Në prag të përballjes së dytë në kuadër Ligës së Kombeve, Maqedonia kërkon fitore ndaj Armenisë për të harruar barazim 1-1 në sfidën e parë ndaj Ishujve Faroe. Trajneri Blagoja Milevski beson se futbollistët janë gati për këtë sfidë, e cila mund të vendosëse për vendin e parë.
“Mentalisht nuk është ndryshuar asgjë sepse futbollistët janë gati për sfidat. Mendojë se përballjet direkt me Armeninë do të vendosin për atë se kush do të jetë në vendin e parë. Presioni është vazhdimisht këtu pasi pritjet janë të mëdha. Ata janë gati që të tejkalojnë këtë presion. Futbollistët që janë këtu janë më të mirët sipas meje. Nëse kërkojmë formë të futbollistëve do të mbetemi pa 70 për qind prej tyre. Punohet në planin psikik sepse kishim pritje të tjera para sfidës me Ishujt Faroe. Nuk isha i kënaqur nga agresioni i futbollistëve dhe qasja e tyre. Besoj se Maqedonia kur është nën presion, në kohën time si trajner, këto djelmoshat kanë dal mirë me presionin. Nga ne gjithçka varet se në cilin kahje do të shkojë ndeshja, tha mes tjerash Milveski
Ndërkohë portieri Stole Dimitrievski beson se futbollistët me më shumë eksperiencë, duhet të ndihmojë kolegët e tyre në rrugën drejt suksesit.
“Natyrisht se kolegët e kaluar kanë mendime të tyre. Si zëvëndës kapitan jam këtu që të kryejë punën time. Fillimisht për mua dhe kolegët e mia në rend të parë është ndeshja me Armeninë dhe të shënojmë sukses. Ne më të vjetrit duhet të tërheqim trenin që edhe të rinjët të kyçen. Mendojë se duhet të japim maksimumin dhe të shënojmë fitore. Jemi gati për të dhënë maksimumin në takim me Armeninë, tha mes tjerash Dimitrievski.
Sfida në mes Maqedonisë dhe Armenisë, do të zhvillohet të martën, 10 shtator, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 20.45.