Millouki mund Filadelfian, Feniks Sans befason LA Klipers

Basketbollistët e Milluokit festuan në transfertë ndaj Filadelfia-s me rezultat 109-124 në derbin e Konferencës Lindore në fillimin e sezonit në NBA. Damian Lillard me 30 dhe Xhianis Antetokounmpo me 25 pikë ishin emrat e parë në kampin e fituesit, ndërsa për Filadelfian, në mungesë të Xhoel Embiid, Tajriz Maksej ishte më efekas me 25 pikë.

Në ndeshjen më interesante në Konferencën Perëndimore, Feniks Sans shënuan fitore teksa vizituan L.A. Klipers, pas kohës shtesë me rezultat 113-116. Kevin Durant me 25 dhe Bradlei Bill me 24 pikë ishin më efikasët për Feniks Sans, ndërsa Xhejms Harden përfundoi me 29 pikë për ekipin vendas.

Në ndeshjet e tjera:

Detroit – Indiana 109-115,

Toronto – Klivlend 106-136,

Majami – Orlando 97-116,

Atlanta – Bruklin 120-116,

Nju Orlins – Çikago 123-111,

Hjuston – Sharlot 105 110,

Juta Xhaz – Memfis 124-126,

Portland – Golden Stejt 104-139.

LEXO EDHE:

Back to top button