Millouki rikthehet te suksesi, Bostoni “argëtohet” ndaj Nju Jorkut

Milluoki Baks rikthehet te fitorja në këtë sezon të NBA. Pas dy humbjeve radhazi, skuadra e drejtuar nga Adrian Grifin mposhti në shtëpi Çikago Bullsin. I gjithë takimi u mbyll me rezultatin 118-109 në favor të Miilouki Baks. Ra në sy sërish paraqitja fantastike e Xhianis Antetokoumpo. Basketbollisti grek ishte autor i 35 pikëve dhe 11 topave në tabelë. Me këtë fitore Baks lë pas momentin negativ, duke mbetur në vendin e pestë në klasifikimin e Konferencës së Lindjes, ndërkohë nga ana tjetër, Bulls pësojnë humbjen e radhës duke qenë jashtë zonës së “play-offit”.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Boston Seltiks vazhdon me rezultatet pozitive, teksa këtë herë përballja ndaj Nju Jork Niks rezultoi një shëtitje për vendasit. Dueli i luajtur në “TD Garden” përfundoi me fitoren e Seltiksit me rezultatin 114-98. Shkëlqeu mbi parket Xhejson Tatum, i cili realizoi 35 pikë për 17-herë kampionët e NBA. Për Niks, 51 pikët e dyshes së sulmit Brunson-Randle nuk mjaftuan për miqtë që të shmangin humbjen.