Milluoki e Golden Stejt, kanë epërsi 2-1

Skuadrat e Milluokit dhe Golden Stejtit, kanë epërsi 2-1 në fitore, në përballjet me Bostonin, respektivisht Memfisin, në kuadër të gjysmëfinales në Konferencat e basketbollit në NBA. Kampioni aktual Milluoki, i udhëhequr nga Janis Antetokounmpo, me 42 pikë, 12 kërcime dhe 8 asiste, mundi Boston Selltikun me rezultat 103-101.

Në Konferencën e Perëndimit, Golden Stejti, në terrenin vendas deklasoi Memfisin, duke e mundur me rezultat 142-112, për të krijuar epërsi 2-1 në fitore. Kujtojmë se edhe dy takimet e tjera, mes këtyre skuadrave, do të zhvillohen në Memfis dhe San Francisko.

Ndërkohë sonte do të zhvillohet takimet e katërta në mes Dallasit dhe Feniksit, si dhe Filadelfisë dhe Majamit. Dallasi dhe Majami kanë epërsi 2-1 në prag të sfidës së katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button