Milluoki fiton pas kohës shtesë, fitore për Denverin e Majamin

Filadelfia qëndron në grupin e skuadrave pretendente në Konferencën e Lindjes pas fitores 146-141 ndaj Uashingtonit, në një ndeshje spektakolare. Xhoel Embiid me 34 pikë e 11 kërcime  ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes. Fitojnë edhe kampionët e Denverit, që mposhtën 129-121 Atlanta jashtë fushe, ndeshje ku Murrej e Jokiç realizuan 54 pikë së bashku.

Skuadra e Dallasit, falë 35 pikëve të Donçiçit, mundi 120-113 Memfisin, duke korrur një fitore të madhe jashtë fushe. Minesota ruan kreun e renditjes në Perëndim pavarësisht humbjes 121-107 në fushën e Nju Orlinsit. Për vendasit u dallua Zion Uilliamson, autor i 36 pikëve.

Fiton skuadra e Majamit, që falë 24 pikëve të Robinson dhe 23 të Batlerit, mundi 116-114 Sharlotin. Ekipi i LA Klipers mposhti 132-127 Portlandin, ndeshje ku diferencën e bëri Leonard me 34 pikë. Moment të mirë po kalon Oklahoma Siti, në vendin e dytë në Perëndim, duke fituar 134-120 ndaj Juta Xhaz, sfidë ku u dallua Shai me 30 pikë.

NBA -REZULTATET

Sharlot – Majami, 114-116

Detroit – Indiana, 123-131

Orlando – Klivlend, 104-94

Filadelfia – Uashington, 146-141

Atlanta – Denver, 122-129

Nju Jork – Toronto, 136-130

Hjuston – San Antonio, 93-82

Memfis – Dallas, 113-120

Milouki – Çikago, 133-129

Nju Orlins – Minnesota, 121-107

Oklahoma – Utah Jazz, 134-120

Sakramento – Bruklin, 131-118

LA Klipers – Portland, 132-127

LEXO EDHE:

Back to top button