Milluoki rikthehet te fitorja, Antetokounmpo shënon 50 pikë

Skuadra e Milluokit i afrohet gjithnjë e më shumë kreut të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 135-100 ndaj Nju Orlinsit. Ky është suksesi i katërt radhazi për Milloukin, ku u dallua Xhianis Antetokounmpo, me 50 pikë e 13 kërcime.

Fiton edhe ekipi I Sharlotit, që mundi 122-177 Miami, në një ndeshje të ekuilibruar deri në fund. Rozier me 31 pikë e P.J.Uashington me 27 bënë diferencën në fushë për vendasit.

Skuadra e Klivlendit, falë 29 pikëve të Çedi Osman, që e nisi ndeshjen nga stoli, mposhti 122-99 L.A.Klipers. Stoli i Klivlendit realizoi në total 63 pikë.

Memfisi rikthehet te fitorja, duke mundur 122-100 Indiana, me Xha Morant protagonist, autor i një “triple double”, me 27 pikë, 10 kërcime dhe 15 asiste.

NBA – Rezultatet

Sharlot – Miami, 122-117

Memfis – Indiana, 112-100

Klivlend – Klippers, 122-99

Milluoki – Nju Orlins 135-110

LEXO EDHE:

Back to top button