Milluoki tani forca e dytë në Lindje, fitore edhe për Denverin

Milluoki konfirmohet si forca e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 115-108 ndaj Bruklinit. Lillard me 30 pikë e 12 asist ishte më i miri në fushë për Baks-at, mbështetur nga Antetokounmpo me 21 pikë.
Në Perëndim, ekipi i Denverit fitoi 113-100 ndaj Nju Jorkut, duke luftuar ende për vendin e parë në këtë kah të NBA-së. Nikola Jokiç ishte protagonist me një “triple double” (30 pikë, 14 kërcime, 11 asiste), ndërsa Porteri realizoi 31 pikë.
Fiton edhe skuadra e Hjuston, që falë 26 pikëve të Gren dhe 23 të Bruksi mposhti 127-117 Çikagon, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Dosunmu për “Bulls”-at. Skuadra e Feniksit, falë 30 pikëve të Buker, mundi 128-115 Atlanta.
NBA-Rezultatet
Orlando – Nju Orlins 121-106
Uashingtoni – Sakramento 109-102
Hjustoni – Çikago 127-117
Milluoki – Bruklin 115-108
Dallasi – Juta Xhaz 113-97
Denveri – Nju Jorku 113-100
Feniksi – Atlanta, 128-115