Milot Rashica është transferuar këtë sezon tek skuadra e njohur e Premier Ligës, Norviç Siti. Rashica kaloi tek skuadra angleze, pas një sezoni jo të mirë tek Verder Bremen, e cila ra nga elita e futbollit gjerman.
Sipas burimeve afër klubit, Rashica do ta ketë numrin 17 tek Norviç Siti këtë sezon, numër ky i cili sezonin e kaluar e kishte mbajtur Emi Buendía, i cili kaloi tek Aston Villa.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Milot Rashica është paraqitur në qendrën stërvitore të klubit anglez, megjithëse një gjë e tillë ende nuk është bërë publike.








