Milot Rashicës i mjaftojnë 6 minuta, për tu bërë protagonist

Jo vetëm Ernest Muçi, protagonist te Beshiktashi ishte dhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica.

Ai u hodh nga stoli në minutën e 73-të, duke zënë vendin e autorit të golit Ernest Muçi, teksa vetëm 6 minuta në fushë i mjaftua Rashicës, për t’u bërë protagonist, duke asistuar për golin e dytë të shënuar nga Zhoao Mario, që vulosi edhe shifrat në 2-0.

Ky ishte asisti i katërt në këtë edicion për Rashicën, që së bashku me Muçin, po shndërrohen në lojtarët kyç te Beshiktashi.

LEXO EDHE:

Back to top button