Minesota deklason Lejkersin, fitore për Bostonin ndaj Majamit

Boston fitoi 108-89 ndaj Majamit në ndeshjen e radhës në NBA, duke mbrojtur vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. Mungesa e Batler, i dëmtuar, ndikoi te Majami, ndërsa për Seltiksin u dalluan Braun me 29 pikë e Pritçard me 25 pikë.

Zhgënjen skuadra e Lejkersit, që u mund 109-80 nga Minesota, në një ndeshje pa shumë histori. Dejvis e Xhejms zhgënjyen për Lejkersat, ndërsa për vendasit 55 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Pa probleme fiton Atlanta, që mundi 124-112 Nju Orlinsin, sfidë ku 7 lojtarë të Atlanta-s realizuan mbi 10 pikë. Ndërsa Çikago, falë 61 pikëve të trios Vuçeviç-Gidej-Buzelis, mposhti 128-102 Bruklinin.

NBA-Rezultatet

Boston – Majami, 108-89

Atlanta – Nju Orlins, 124-112

Minesota – Lejkers, 109-80

Çikago – Bruklin, 128-102

LEXO EDHE:

Back to top button