Minesota e Denverit vijojnë duelin, triumfojnë Boston, Lejkersi e Majami

Skuadrat e Minesotës dhe Denverit vijojnë duelin “kokë më kokë” për kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. Kampionët e Denverit fituan 142-105 ndaj Memfisit, ndeshje ku u dallua Nikola Jokiç, autor i një “triple double” (26 pikëe, 14 rebound, 10 asist).

Minesota mposhti 118-110 Dallasin. Entoni Eduards realizoi 44 pikë për vendasit, duke qenë më i miri në fushë. Rikthehet te fitorja ekipi i Los Anxheles Lejkers, që mposhti 132-112 ekipin e Sharlotit. Dejvis me 26 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë, ndërkohë që realizuan të gjithë lojtarët e Lejkers që u aktivizuan.

Skuadra e Majamit, falë 26 pikëve të Tajler Hero, mposhti 114-102 Golden Stejtin, ndësa pas kohës shtesë triumfon ekipi i Bostonit. Skuadra e Seltiksit fitoi 128-122 ndaj Detroit, ku Porzingis e Tatum realizuan 66 pikë së bashku. Fiton edhe Indiana, që mundi 120-104 Çikago, ku protagonist ishte Turner me 24 pikë.

 

NBA – Rezultatet:

Boston – Detroit, 128-122

Çikago – Indiana, 104-120

Minesota – Dallasi, 118-110

Nju Orlins – Juta Xhaz, 112-105

Denveri – Memfisi, 142-105

Golden Stejt – Majami, 102-114

Portland – San Antonio, 105-118

Los Anxhelos Lejkers – Charlotte, 133-112

LEXO EDHE:

Back to top button