Minesota “shkatërron” kampionët aktual, fitore edhe për Nju Jorkun

Tjetër zhgënjim për kampionët e Denverit, që në fushën e tyre u mundën 106-80 nga Minesota. Kjo e fundit i fitoi të dyja takimet jashtë fushe dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e gjysmëfinaleve “Play Off” në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku Tauns dhe Eduards realizuan nga 27 pikë secili për Minesota-n. Vendimtar edhe stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 37 pikë. për Denverin zhgënjyen lojtarët “big”, me Gordonin që eralizoi 20 pikë dhe Jokiç vetëm 16 pikë.

Ka filluar seria e gjysmëfinaleve edhe në Konferencën e Lindjes, ku Nju Jorku mundi 121-117 Indiana dhe udhëheq 1-0 me ndeshje. Të gjithë titullarët e ekipit nju-jorkez realizuan mbi 13 pikë, ku shkëlqeu Xhejlen Brunson me 43 pikë.

 

Konferenca e Lindjes

Nju Jork – Indiana, 121-117 (1-0)

Boston – Klivlend

 

Konferenca e Perëndimit

Denveri – Minnesota, 80-106 (0-2)

Oklahoma – Dallas

LEXO EDHE:

Back to top button