Minesota triumfon në kohën shtesë, fitojnë Boston e Spurs

Oklahoma kampione në fuqi vijon të shkëlqejë edhe këtë sezon në NBA, duke mundur 124-112 Golden Stejtin jashtë fushe. Ky është suksesi i 21-të sezonal për Thunder, që triumfuan falë 38 pikëve të Aleksander Shai.

Fitore të rëndësishme korri skuadra e San Antonio, që falë 31 pikëve të Barnes dhe 29 të Fox, mundi 126-119 Memfisin. Pas kohës shtesë triumfon Minesota, 149-142 ndaj Nju Orlins. Ndeshje ku diferencën e bëri Entoni Eduards me 44 pikë.

Nuk zhgënjen Boston, që mposhti 123-117 Nju Jorkun, ndeshje ku Xhejlen Braun realizoi 42 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Toronto, që mundi 121-118 Portlandin (Barns 29 pikë), ndërsa Filadelfia mundi 121-102 Uashington falë 35 pikëve të Maxey.

NBA-Rezultatet

Filadelfia – Uashington, 121-102

Toronto – Portland, 121-118

Boston – Nju Jorku, 123-117

Nju Orlins – Minesota, 142-149

San Antonio – Memfis, 126-119

Golden Stejt – Oklahoma, 112-124

LEXO EDHE:

Back to top button