Mini Maker – Së shpejti panairi i inovatorëve në Shkup

Mini Maker - Së shpejti panairi i inovatorëve në Shkup

Në Shkup do të mbahet panairi “Mini Maker” për të gjithë krijuesit dhe inovatorët Panairi “Mini Maker” do të mbahet në Shkup në QIK më datë 27 shtator nga ora 7:00 deri në ora 17:00. Ky panair organizohet për të pestën herë në rajonin e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar në Pasdite me Alsat Vlora Akiki nga Këndi Amerikan Tetovë.

Panairi është një ekspozitë e punës së të gjithë krijuesve dhe inovatorëve ku të njëjtët kanë mundësi t’i prezantojnë krijimet e tyre me një publik më të gjerë. Në panair mund të marrin pjesë të gjithë inovatorët pa dallim moshe. “Ne i ftojmë të gjithë grupmoshat e ndryshme të marrin pjesë me qëllim që të nxisim kureshtjen te më të rinjtë për krijimtari dhe inovacion, jo vetëm për teknologji dhe komunikim por edhe për aftësi të ndryshme”, thekson Vlora Akiki nga Këndi Amerikan Tetovë për emisionin e Pasdites.

Nga panairet e mëparshme, në Këndin e Amerikan në Tetovë u krijua nga të rinjtë një printer 3D dhe u shfaq në sheshin e Tetovës printeri i tillë. Përveç krijuesve të teknologjisë dhe komunikimit, marrin pjesë edhe artizan të ndryshëm, artistë, shkenctarë, zejtarë si dhe përfaqësues të ndryshëm të bizneseve lokale dhe rajonale. Panairi i parë u mbajt në Manastir në vitin 2018 , në vitin 2019 në Shkup dhe dy panaire të tjera online shkaku i pandemisë. Panairi organizohet nga Këndet Amerikane në Maqedoninë e Veriut dhe Ambasada e SHBA-ve në vend./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button