Ministrat e G20: Më shumë vaksina kundër koronavirusit, më pak kufizime

‘’Më shumë vaksina për të shmangur kufizimet”. Ishte ky mesazhi i samitit të ministrave të Shëndetësisë të G20-ës, të cilët u takuan në Romë të Italisë për të diskutuar lidhur me pandeminë koronavirus.

Synimi i samitit është rritja e nivelit të bashkëpunimit dhe trajtimi me një front i sfidave shëndetësore në nivel ndërkombëtar. Ministri italian i Shëndetësisë dhe kryesuesi i samitit, Roberto Speranza, mirëpriti ministrat dhe delegacionet e tyre në seancën e parë të samitit dy-ditor, kushtuar ndikimit të Covid-19 në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të axhendës 2030.

Sesionet e tjera do të përqëndrohen në parandalimin dhe parapërgatijen më të mirë për t’iu përgjigjur pandemive tëardhshme dhe identifikimin e strategjive më të mira të mundshme globale për të mbështetur zhvillimin dhe aksesin e barabartë në vaksina, terapi dhe diagnostikimin.

Ndërkohë, Samiti Global i Shëndetësisë në maj ka mbledhur në Deklaratën e Romës parimet që frymëzojnë luftën kundër Covid-19 dhe përgjatë kësaj rruge, Ministrat e Shëndetësisë do të takohen përsëri me kolegët e Financave në fund të tetorit për t’u përballur me çështjen themelore se si të përforcohen arkitektura globale e shëndetit.

G20 është forumi ndërkombëtar që bashkon ekonomitë kryesore të botës. Anëtarët e tij përbëjnë më shumë se 80% të PBB -së botërore, 75% të tregtisë globale dhe 60% të popullsisë së planetit.

Forumi mblidhet çdo vit që nga viti 1999 dhe përfshin, që nga viti 2008, një Samit vjetor, me pjesëmarrjen e krerëve përkatës të shteteve dhe qeverive.

LEXO EDHE:

Back to top button