Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar për sanksione ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar për sanksione ndaj Rusisë

Ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar për më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Ministrat nga 27 vendet anëtare të bllokut evropian do të diskutojnë edhe për ndihmën urgjente dhe bashkëpunimin ushtarak.

Kjo mbledhje vjen para një serë takimesh në mes të aleatëve të Perëndimit për të diskutuar rreth Ukrainës: një samit i BE-së, një samit i NATO-s dhe takime mes shtatë vendeve më të industrializuara më vonë gjatë javës. Polonia dhe vendet e Baltikut janë duke shtyrë përpara sanksione më të ashpra ndaj Rusisë, përfshirë importin në naftën dhe gazin rus.

Megjithatë, Gjermania, e cila varet shumë nga gazi rus, dhe disa vende tjera të BE-së, janë duke rezistuar.

LEXO EDHE:

Back to top button