Ministrat e Shëndetësisë të G7-s takohen në Oksford

Në mes të një debati mbi relaksimet e koronavirusit në Britaninë e Madhe, ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock do të presë sot kolegët e tij të G7-s për një takim ballë për ballë.

Në qytetin e vjetër universitar të Oksfordit, rreth 70 kilometra në veriperëndim të Londrës, ministrat do të diskutojnë, ndër të tjera, mbrojtjen e përbashkët kundër pandemive të ardhshme.

Vendi u zgjodh në mënyrë simbolike: studiuesit nga Universiteti i Oksfordit zhvilluan një vaksinë kundër Covid-19 së bashku me kompaninë farmaceutike ”AstraZeneca”.

Britania e Madhe është e shqetësuar për përhapjen e variantit delta të koronavirusit, zbuluar së pari në Indi.

Sidoqoftë, numri i infeksioneve të reja në Britaninë e Madhe është rritur lehtë kohët e fundit dhe vdekjet janë ulur.

Komisionerja Europiane për Shëndetësinë Stella Kyriakides kërkoi që vrulli politik të përdoret për të forcuar strukturat globale të shëndeti, pasi nuk të humbet kohë.

”Ajo që është e nevojshme është mbikëqyrja më e mirë dhe bashkëpunimi më i fortë, veçanërisht në ndarjen e të dhënave dhe patogjenëve”, tha ajo.

Kyriakides u bëri thirrje vendeve të G7-s të ndajnë vaksina me vendet e varfra.

LEXO EDHE:

Back to top button