Ministrat gjermanë vizitë në Ukrainë, ja për çfarë do të diskutojnë
Ministrat gjermanë vizitë në Ukrainë, ja për çfarë do të diskutojnë

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë Nancy Faeser dhe Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Hubertus Heil udhëtuan në Ukrainë të hënën ku pritet të vizitojnë qytetin e shkatërruar të Irpin përpara se të takohen me zyrtarët ukrainas, sipas mediave të huaja.
Diskutimet pritet të fokusohen në rindërtimin e infrastrukturës, veçanërisht për shërbimet e urgjencës. Siguria kibernetike, kontrabanda e armëve, pastrimi i minave dhe hetimet mjeko-ligjore mbi krimet e luftës janë disa prej temave.
Ndërkohë ministri i Punës Heil do të diskutojë gjithashtu edhe për mundësinë e kthimit në shtëpi, të pothuajse 900,000 refugjatëve ukrainas që kanë mbërritur në Gjermani.
Kjo është vizita e parë e Faeser dhe Heil në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Të dy do të takohen gjithashtu edhe kryebashkiakun e Kievit Vitali Klitschko. /abcnews.al