Ministri gjerman Mihael Rot për vizitë në Shkup

Ministri gjerman për Evropën, Mihael Rot sot do të qëndroj për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Rot do të takohet me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov. Sipas një njoftimi të Sekretariatit për Çështje Evropiane, vizita e Rotit vjen në prag të Takimit në qershor të Këshillit të BE-së për punë të përgjithshme ku ai do ta përfaqësojë Gjermaninë dhe në këtë kontekst theksi i bisedimeve me Dimitrovin do të vihet në tejkalimin e sfidave dhe parashikimeve për miratimin e kornizës negociuese të vendit me qëllim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.