Ministri i Jashtëm i Turqisë: Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një urë lidhëse mes Ballkanit dhe BE-së
Ministri i Jashtëm i Turqisë: Ne e shohim Ballkanin e Hapur si një urë lidhëse mes Ballkanit dhe BE-së

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, në fjalimin e tij të sotëm në kuadër të samitit Open Balkan në Beograd, tha se lufta në Ukrainë tregoi se sa të cenueshme mund të jenë vendet, por edhe e gjithë Evropa gjatë konflikteve të tilla dhe theksoi rëndësinë e krijimit të nismës Open Ballkan.
“Ne e shohim nismën e Ballkanit të Hapur si një urë lidhëse mes Ballkanit dhe BE-së. Në të kaluarën, zgjerimi ishte një nga politikat më të suksesshme të BE-së, por BE-ja filloi të shikonte nga brenda dhe politikat e ngushta mbizotëruan mbi zgjerimin. Askush nuk mund të shpjegojë mirë pse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut pritën kaq gjatë. Urime të dyja vendeve. “Është dramatike që lufta në Evropë na kujtoi rëndësinë e zgjerimit”, tha Çavuşoğlu.