Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Helez sot qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë, gjegjësisht në Ministrinë e Mbrojtjes.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në kuadër të vizitës janë paraparë disa aktivitete – ceremonia solemne para ministrisë së Mbrojtjes, takim me ministrin Vllado Misajllovski, biseda bilaterale të dy delegacioneve dhe në fund janë paraparë deklarata për media.
Në kuadër të vizitës, ministrat Misajllovski dhe Helez do ta vizitojnë edhe Akademinë ushtarake, ku do të marrin pjesë në orën e parë akademike.








