Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu: Do të ketë konkurs për 300 specializantë

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu: Do të ketë konkurs për 300 specializantë

Gazetare: Linda Ebibi

Pas kronikës së Alsat M lidhur me mungesën e anesteziologëve në Spitalin e Kumanovës, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu thotë se për momentin dërgojnë anesteziolog sipas nevojës, ndërsa paralajmëroi shpalljen e konkursit për pranimin e 300 specializantëve të rinj

“Është e vërtet se anesteziolog tani nuk ka i punësuar full time, por ama nëpërmjet kontratave neve dërgojmë atëherë kur ka nevojë spitali që të mund të bëhen operacione. Nuk është vetëm në Kumanovë, ne kemi sfida edhe brenda në klinik ku nga një klinikë anesteziologët shkojnë në klinikën tjetër, kjo është për një arsye janë krijuar politika jo të bazuara në nevoja dhe të dhëna, por politika të bazuara në shoqëri dhe konekcione familjare që si rezultat kemi një shëndetësi që kemi ekspertë dhe specialist në një fushë më shumë se sa na duhen dhe ekspertë dhe specialist në fusha tjera që na mungojnë”, tha Azir Aliu, ministër i shëndetësisë.

Për mungesën e kuadrit mjekësor në klinikat e vendit Aliu fajin tek punësimet familjare nga udhëheqësit e kaluara. Ndërsa për pritjet e stërzgjatura nga ana e pacientëve për terminë në shumë reparte të shëndetësisë, Aliu tha se janë duke punuar në një sistem i cili do të jetë i lidhur me sistemin Termini im, në mënyrë që pacientët të mos presin shumë gjatë.

“Për momentin 70 për qind e pacientëve në nivel terciar janë pacientë që sipas ekspertëve profesional nuk duhet të procesohen në nivel terciar por në shëndetësinë sekondare. Por, përsëri në fund të ditës ne duhet patjetër të kemi të dhëna dhe më pas do të krijojmë sistem i cili do të jetë i lidhur me sistemin Termini im, ku do të kemi protokolle të definuara se si mundet pacienti të shkoj nga primarja në sekondare, dhe nga sekondarja në shëndetësinë terciare”, shtoi ai.

Aliu gjithashtu paralajmëroi edhe ndryshime kadrovike në sektorin e udhëheqësisë së klinikave shëndetësore, ndërsa nga ana tjetër promovoi “Kabinetin e Hapur”, ku qytetarët do të mund të caktojnë takime online me ministrin për të paraqitur ankesa dhe ide të tyre rreth shëndetësisë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button