Drejtësia përgatiti propozimin për shkarkimin e prokurorit të shtetit

Drejtësia përgatiti propozimin për shkarkimin e prokurorit të shtetit

Gazetar: Mihajllo Donev

Ministria e Drejtësisë përgatiti mendim për propozimin e Qeverisë, për shkarkimin e Prokurorit Publik Shtetëror Ljupço Kocevski. Dikasteri i Drejtësisë thotë se prokuroria nën menaxhinin e Kocevskit ishte objekt i një sërë skandalesh, jofunksional, me marrëdhënie të prishura ndërpersonale, por edhe veprime të paligjshme dhe korrupsion. Ata thonë se Kocevski ka vepruar në rastet në të cilat ai duhet të kishte qenë i vetëdijshëm se kishte konflikt interesi.

“Prokurori Publik Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vepruar në rastet në të cilat, në përputhje me dispozitat ligjore, ka pasur rrethana që ngrenë dyshime për paanshmërinë e tij, si dhe konfliktet e interesit, dhe për cilat rrethana ai duhet të kishte ditur dhe duhet të ishte përjashtuar. Në të njëjtën kohë, informacionet dhe të dhënat për rastet u zbuluan në publik, duke shkelur kështu detyrimin e sekretit në procedurë”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Propozimi për shkarkimin e Kocevskit do të duhet gjithashtu të dorëzohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë, të cilët gjithashtu do të duhet të përgatisin një mendim. Më pas caktohet seancë në Kuvend ku ky propozim do të jetë para deputetëve për votim. Sot, prokurori i lartë publik Jovan Cvetanovski, ngriti kallëzim penal kundër Kocevskit, ndaj të cilit Kocevski më parë kishte filluar procedurë disiplinore me arsyetimin se kishte kryer shkelje të rëndë disiplinore. Në një deklaratë për portalin Republika, Cvetanovski tha se propozimi për masë disiplinore ndaj tij nuk ishte i bazuar, sepse nuk shpjegonte se çfarë gabimi të madh profesional kishte bërë dhe se prokurori publik kishte kryer në mënyrë të pajustifikuar një lëshim të rëndë profesional. Pikërisht për shkak të akuzave për punë joprofesionale, Qeveria inicioi shkarkimin e Kocevskit, të cilin ata gjithashtu e akuzojnë për emërimin e paligjshëm të kreut të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup, ndërsa po zhvillohet procedura kundër tashmë ish-kreut të asaj prokurorie, Mustafa Hajrullahi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button