Ministria e Financave njofton transferimin e 10.4 milion eurove për kompanitë vendore

Ministria e Financave njofton transferimin e 10.4 milion eurove për kompanitë vendore

Banka Zhvillimore ka paguar këstin e parë në vlerë prej 10.4 milionë euro për bankat komerciale për projektet e 47 kompanive, nga linja e re e kredisë për investime dhe zhvillim.

Kësti i parë, thuhet në njoftim, është përpunuar dhe paguar sa më shpejt, duke qenë se Marrëveshjet Kornizë me bankat janë nënshkruar pas datës 31 janar 2025.

Struktura sipas llojit të investimit të këtij kësti është: 48% në ndërtim, 22% në pajisje, 10% në burime të rinovueshme të energjisë dhe 20% investime në mjete transportuese.

Këto fonde mbështesin 3 kompani mikro, 25 të vogla, 11 të mesme dhe 8 kompani të mëdha në vend. Ky këst më së shumti mbështet kompanitë në fushën e prodhimit me një shumë prej 3 milionë eurosh.

“Mund ta them vetëm shumën që do të transferojmë sot, është rreth 11 milionë euro. Për më shumë detaje duhet ta pyesni Bankën Zhvillimore, sepse ne i transferojmë fondet ndërsa Banka Zhvillimore është përgjegjëse për marrjen e të dhënave nga bankat komerciale dhe si ministre thashë se nuk do të doja të hyja në detaje se për cilat kompani miratohet. Ju e dini, marrëveshja ishte që për të gjitha kompanitë, me përjashtim të atyre që janë aktive në marrjen e ndihmës shtetërore, këto fonde të jenë në dispozicion për të gjitha të tjerat”, tha Gordana Dimitrieska Koçoska – Ministre e Financave./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button