Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 100 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite
Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Mbi 100 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, tha se nga sulmet izraelite në veri të territorit janë vrarë të paktën 110 palestinezë.
Përmes një deklarate të shkurtër, Ministria tha se 50 persona janë vrarë nga sulmet ndaj shtëpive në Xhabalia, duke bërë që numri i viktimave në këtë zonë që nga dita e diel të arrijë në 110.
Këto pretendime të Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Të premten Ministria e Shëndetësisë në Gazë tha se mbi 18.700 persona janë vrarë që kur Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse në Gazë në fillim të tetorit.
Liderët izraelitë po përballen me thirrje ndërkombëtare për arritjen e një armëpushimi të ri me Hamasin, me qëllim që të lirohen më shumë pengje.
Izraeli ka thënë se ofensiva e tij në Gazë do të vazhdojë derisa të largohet nga pushteti Hamasi.