Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Librave Amë arrijnë marrëveshje

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Librave Amë arrijnë marrëveshje

Ministria së Drejtësisë dhe Drejtoria e Librave Amë tashmë kanë arritur një marrëveshje.

Konkretisht është dakorduar për rritjen e pagës me 30 për qind.

Ndërsa protesta që ishte parashikuar për sot për në orën 15:00 para parlamentit është shtyrë.

“Kemi arritur marrëveshje për sa i përket kontratave kolektive dhe deri nesër do të dërgohet pranë Ministrisë së Financave. Protesta që ishte parashikuar në orën 15:00 do të shtyhet për javën që vjen por do të presim njëherë nga Ministria e Financave. Kemi rënë dakord për rritje 30 për qind si dhe pagesa e K-15. Këtë muaj arrijmë pagën minimale. Ndërsa greva vazhdon, vetëm se protesta është shtyrë”, thanë nga sindikata.

LEXO EDHE:

Back to top button