Minjtë drogohen në dhomën e provave në stacionin policor në SHBA

Minjtë drogohen në dhomën e provave në stacionin policor në SHBA

Minjtë që arritën të futeshin në një dhomë provash në një ndërtesë të selisë së policisë në New Orleans, kanë ngrënë marihuanë të konfiskuar, ka konfirmuar shefi i policisë.

Skynews ka njoftuar se minjtë depërtuan në dhomën e rrënuar dhe të papastër.

“Papastërtia në ndërtesë ishte jashtë mesatares…Minjtë që hëngrën marihuanën janë droguar”, ka thënë zëdhënësja policore, Anne Kirkpatrick.

Në tavolinat e oficerëve janë gjetur jashtëqitje minjsh, e ajo ndërtesë e departamentit policor amerikan daton nga 1968-a.

Lokacioni ishte i mbuluar edhe nga myku dhe buburrecat.

Ron Harrison, ekspert i çështjeve teknike, ka thënë se s’ka dëgjuar më parë që minjtë të hanë marihuanën.

Ai ka shtuar se nëse kjo ndodh, minjtë mund të kenë efekte të njëjta si njerëzit.

“Nga aspekti biologjik, miu mund të ketë reagime të ngjashme si ne, bazuar në dozën apo sasinë e marrë”, ka thënë Harrison.

Autoritetet policore po e shqyrtojnë mundësinë e shfrytëzimit të 7.6 milionë dollarëve për t’u zhvendosur nga ajo ndërtesë.

LEXO EDHE:

Back to top button