Barcelona është në krizë të madhe financiare, një gjë të cilën nuk e fsheh edhe presidenti i saj, Joan Laporta. Klubi katalonas ishte i detyruar që të lë të lirë Lionel Mesin dhe sipas Laportës, të përballen me humbjet që kapin vlerë e 400 mln euro. Tani Barcelona duhet të lirohet nga futbollistët që kanë paga të larta.
Mes tyre është Miralem Pjaniç, i cili sipas “Sport.es” do të rikthehet në Torino, në formë të huazimit, pasi që erdhi në “Nou Kamp” një vit më parë si pjesë e ndrrimit me brazilianin Artur.
Ndërkohë sipas ‘Diario Sport’, futbollisti ka pranuar uljen e pagës për 20% vetëm që të rikthehet te “Zonja e Vjetër”. Mesfushori nuk kaloi sezon aspak të mirë te Barcelona, ku shumicën e ndeshjeve ishte në bankën rezervë gjë që shtyu atë të mendoj seriozisht largimin. Kalimi i boshnjakut te ‘Bianconerët’ pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim.








