Miratimet për udhëtime jashtë vendit për të miturit do të lëshohen nga ora 8:00 deri në orën 18:00
Miratimet për udhëtime jashtë vendit për të miturit do të lëshohen nga ora 8:00 deri në orën 18:00

Për shkak të rritjes së numrit të kërkesave, sporteli në Departamentin për Çështje Administrative – Shkup (në ndërtesën e MRTV-së) për lëshimin e “Lejeve për udhëtim jashtë vendit për të mitur” (fëmijë nën 14 vjeç) do të jetë i hapur nga ora 8:00 deri në orën 18:00, njoftoi sot Ministria e Brendshme.
Qëllimi, siç shpjegohet nga Ministria e Brendshme, është t’u përgjigjet të gjitha kërkesave të qytetarëve.