Misioni i plotësuar, Shqipëria në Divizionin B

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka arritur objektivin e këtij edicioni duke fituar me shifrat 3-2 ndaj Bjellorusisë dhe duke siguruar vendin e parë në grupin e 4, që e ngjit në Ligën B në edicionin e ardhshëm të turneut. Skuadra e drejtuar nga Edi Reja ka fituar mes drithërimash këtë sfidë vendimtare duke marrë tre pikët që i mundësuan të kalonte bjellorusët në kreun e grupit.

Dy gola të shënuara nga Sokol Sikaleshi dhe një tjetër nga Rej Manaj ishin të mjaftueshme për të shënuar fitoren e dytë radhazi në grup. Për mysafiërt shënuan Skavish dhe Ebong.

Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Memolla, Doka. Gjasula, Laçi (90’+1′ Ramadani), Memushaj, Manaj (71′ Uzuni), Çikalleshi.

LEXO EDHE:

Back to top button