Misioni vlerësues i BE-së për Këshillin, ekspertët: Dëshmi për dështim të organeve gjyqësore

Misioni vlerësues i BE-së për Këshillin, ekspertët: Dëshmi për dështim të organeve gjyqësore

Gazetar: Adrian Kerimi

Misioni vlerësues i Bashkimi Evropian ndaj punës së Këshillit Gjyqësor, sipas ekspertëve është dëshmi se ky institucion përfshi edhe organet tjera gjyqësore kanë dështuar. Sipas profesoreshës, Mirjana Najçevska ardhja e misionit vlerësues nënkupton se institucionet tona kanë dështuar në zbatimin e rekomandimeve dhe praktikimin e reformave, prandaj nevojitet mision vlerësues për të konstatuar gjendjen faktike. Sipas saj pushteti tenton ta paraqes këtë mision si të arritur, por në fakt kjo dëshmon paaftësinë e tyre.

“Shteti dhe strukturat udhëheqëse nuk arritën të gjejnë kapacitete të brendshme me të cilat do ta bënin ndryshimin, përnjëherë erdhën në situatë që dikush nga jashtë na kujton se asgjë nuk kemi bërë vetë, nuk jemi të aftë ta bëjmë vetë, se pa mbikëqyrje nga jashtë nuk mund të lëvizim nga pika e vdekur. Të gjithë këtë, elita politike tenton të na e shesë si diçka pozitive”, tha Mirjana Najçevska, profesorësh universitare.

Najçevska vlerëson se ndikimi politik në institucionet ligj zbatuese ka arritur të krijon një sistem paralel ku ligji nuk sundon për të gjithë njëlloj.

“Më e keqja është se neve dëshmojmë se kemi ligje të mira dhe institucione të strukturuara mirë mbi bazën e ligjeve dhe akteve normative, por në praktikë kemi rezultat i cili nuk përputhet as me ligjin dhe as me institucionet. Kjo do të thotë se kemi sistem paralele. Pra kemi ligjin dhe institucionet dhe ndërkohë kemi një trase politike anësh për të cilën vlejnë rregulla të tjera, tjetër hierarki dhe tjetër subordinim”, u shpreh Najçevska.

Misionin vlerësues ndaj punës së Këshillit Gjyqësor e paralajmëroi ambasadori i BE-së në vend, Dejvid Gir. Sipas tij, zhvillimet skandaloze brenda këshillit kanë ndezur alarmin në Bruksel për ndërhyrje urgjente. Paralajmërimet i mirëpriti kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq duke e vlerësuar si porosi pozitive. Idenë e ambasadorit Gir e ka përshëndetur edhe Këshilli Gjyqësor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button