Misioni ynë në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht, tha Biden
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, njoftoi se misioni i ushtrisë amerikane në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht.
Biden, në një konferencë për shtyp mbi tërheqjen e SHBA-së nga Afganistani, argumentoi se vendi i tij nuk pushtoi Afganistanin për të ndërtuar një komb.
Biden pohoi se hyrja në Afganistan ndodhi për përgjegjësit e sulmeve të 11 Shtatorit dhe Osama Bin Ladenin.
“Misioni ynë në Afganistan do të përfundojë më 31 gusht”, tha ai.
Biden gjithashtu deklaroi se ai i beson ushtrisë afgane kundër talibanëve.
Megjithatë, ai shtoi se “Mundësia e një qeverie të vetme që kontrollon gjithë vendin në Afganistan është shumë e ulët”.








