Miss Franca me flokë të shkurtër: Askush s’duhet të ta ndryshojë personalitetin
Miss Franca me flokë të shkurtër: Askush s’duhet të ta ndryshojë personalitetin

Për herë të parë në historinë 100-vjeçare të garës për më të bukurën e Francës, u zgjodh bukuroshja me flokë të shkurtër, raporton revista “People”.
20-vjeçarja Eve Gilles besohet se është e para grua që e fitoi titullin dhe kishte flokë të shkurtër.
Pasi fitoi garën, Gilles, nga vendi Nord-pas-de-Calais që gjendet në veri të Francës, dha një deklaratë për dukjen e saj.
“Jemi mësuar të shohim bukuroshe me flokë të gjatë që fitojnë titullin ‘Miss’, por kam zgjedhur një dukje që përfaqëson dy gjinitë, pra flokë të shkurtër. Askush s’duhet të ta ndryshojë identitetin, çdo grua është unike”, ka thënë Gilles.
Kurse një zëdhënës nga spektakli ka thënë për “People” se ky spektakël është gjithëpërfshirës dhe mbështet çdo lloj pamje që shfaqet në skenë.
“Nuk ka asnjë mënyrë të caktuar për të qenë Miss Universi apo Miss Franca, dhe ne përqafojmë çdo pamje që vjen përmes skenës sonë. Ne përfaqësojmë kohët. Dhe të jesh vetja jote unike dhe e sigurt është e vetmja gjë që shohim të pasqyrohet në të gjithë fituesit tanë”, ka thënë zëdhënësi i spektaklit.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ka pasur shumë stile flokësh që kanë parakaluar në skenën e spektaklit.
“Pamë shumë modele flokësh dhe na pëlqyen shumë. Te shkurtër, të gjatë, të drejta, kaçurrela, etj. Sheynnis Palacios, që fitoi titullin Missi Universe, tani, ka prerje më të shkurtër të flokëve”, ka vazhduar zëdhënësi.
Edhe bukuroshja tjetër Miss Irlanda, Aisha Akorde, këtë herë ka vendosur të dalë me flokë të pastiluara, pra i ka lënë natyrale.
Përderisa Gilles kishte marrë disa kritika të vogla për dukjen e saj, ka pasur shumë komentues që e mbështetën.
“Pra, në Francë, në vitin 2023, ne matim progresin për gratë nga gjatësia e flokëve të tyre?”, ka shkruar në rrjetin social “X”, politikania franceze, Sandrine Rousseau.
Politikania tjetër franceze, Karima Delli, e cila është gjithashtu deputete e Parlamentit Evropian, ndërkohë ka ndarë një postim që e quante Gillesin “super-femër” dhe inteligjente pasi përqafoi diversitetin përmes flokëve të saj të shkurtër.