Miteva: Deri në vitin 2028 do të ketë rritje të pagave në arsim deri në 46%
Miteva: Deri në vitin 2028 do të ketë rritje të pagave në arsim deri në 46%
Zëdhënësja e re e Qeverisë, Marija Miteva, sot në një konferencë për media ka paralajmëruar rritje të pagave në arsim për 46%.
Ajo tha se Qeveria po ndërmerr hapa për përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha sferat dhe për këtë, pas negociatave të gjera tha se kanë marrë vendim për rritjen e pagave të mësuesve dhe pedagogëve.
“Përkatësisht do të ketë rritje prej 5% duke filluar nga paga e tetorit, e cila do të paguhet në muajin nëntor të vitit, deri në pagën e shkurtit, e cila do të paguhet në mars 2025. Ajo që është e rëndësishme të theksohet është vendimi i Qeverisë për të vazhduar me rritjen e vazhdueshme të pagave të stafit arsimor, prandaj është mbajtur qëndrimi që tashmë në muajin mars 2025 të kemi rritje të pagave prej 7%.
“Në vitin 2026, në muajin mars, në varësi të gjendjes së buxhetit, do të ketë rritje të pagave nga 7 e gjysmë deri në 10%. Përveç kësaj, në vitin 2027, sërish në varësi të gjendjes së buxhetit, duhet të ketë rritje të pagave nga 7 e gjysmë deri 10%, ndërsa në mars 2028 rritja duhet të jetë ndërmjet 10 dhe 12% e gjysmë”, tha Miteva.