Mjaftojnë vetëm 3 minuta, sulmuesi shqiptar i dhuron fitoren Elfsborgut

Arber Zeneli ishte heroi i Elfsborgut në triumfin 0-1 që skuadra suedeze arriti në transfertë ndaj Hallmashtadit. Vetëm 3 minuta i mjaftuan shqiptarit të Kosovës, për të tundur rrjetën, gol ky që mbeti në fuqi deri në fundin e sfidës.

Zeneli shënoi një gol të bukur në minutën e tretë të ndeshjes, duke konfirmuar kështu formën e tij të mirë në futbollin suedez.  Ky ishte goli i pestë i Arbër Zenelit me fanellën e Elfsborgut në kampionat. Këtë sezon 29-vjeçari është aktivizuar 19 ndeshjes, si dhe ka dhuruar edhe 4 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button